Art nuk bëhet veç në Tiranë. Në Mat, në galerinë e arteve “Tahir Tahiraj” është çelur ekspozita unike “Kohëkryëzuar”. Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj teksa ka ndarë foto nga vizitat që po bëhen nga qytetarët, shkruan se matjanët po shfaqin interes çdo ditë e më shumë. “Kjo ekspozitë e Tahir dhe Stela Tahiraj, vjen si kryqëzim i rrymave të ndryshme të trajtimit të pikturave në kohë të ndryshme. Matjanët artdashës po shfaqin interes çdo ditë e më shumë për këtë ekspozitë, një arsye më shumë për ne që të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim”.





