Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Koherenca vlen në këtë botë”/ Robert Ndrenika i përgjigjet Edmond Budinës: Deri dje mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë, përqafoi shpejt proceset demokratike

16:59 / April 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Robert Ndrenika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas deklaratës së regjisorit Edmond Budina në lidhje me përfshirjen në spotet elektorale të PS-së, të aktorëve Tinka Kurti dhe Robert Ndrenikës, vjen një reagim nga ky i fundit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ndrenika nuk i kursen ironitë për Budinën, duke thënë se regjisori u katapultua si zëvendës sekretar partie dhe thoshte për aktorin se ‘Ndrenika ishte reaksionar’.

Sipas Ndrenikës, Budina përqafoi proceset demokratike dhe aty gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë. Kujtojmë se në një intervistë për gazetaren e ‘Neës24’ dhe ‘BalkanËeb’ Fatmira Nikolli, Budina tha se nuk i kryqëzonte për vendimin që kishin marrë Kurti dhe Ndrenika, pasi mund të kenë halle të mëdha.

1 4

REAGIMI I NDRENIKËS

Lavdi Perëndisë që jam ende gjallë…Ky Edmondi B…(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gjarpërinjëve) kujdes nga Ndrenika se është reaksionar…por faleminderit se në stërvitje ushtarake më lejonte vetëm pushkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për “hir të s’vërtets” përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se nga gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë !!!

DEKLARATA E BUDINËS

I pyetur mbi pjesëmarrjen e Robert Ndrenikës dhe Tinka Kurtit në spotet elektorale të Partisë Socialiste, që kërkon një mandat të tretë, ai tha se pa dashur nuk i gjykon por ka disa gjera që janë të pakoncpetueshme, si mbështetja për një qeveri që dhunon kolegët.

“Unë nuk dënoj asnjë që ka bindje të caktuara politike. Është e drejtë e çdo individi të bëjë zgjedhjen e tij por njeriu duhet të ketë një lloj koherence. Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të shtrihem para teatrit, apo do vërvitem në varr nëse teatri shembet. Për mua është e pakonceptueshme që si artistët, të mos pranojë idenë e ruajtje se teatrit dhe ndërtimit të një të riu diku tjetër. nuk e koncepetoj dot si mundet të biesh dakord me një shtet e një qeveri që dhunon koleget dhe e shemb teatrin me kolegët e tu brenda. Është jashtë mendjes të mos të të dhimbset që rruspa i bie teatrit me kostumet varur. Dhe të mos thuash asnjë llaf. Çfarëdo interesi të kesh! Për mua është e turpshme. Megjithatë, unë as i kam gjykuar as nuk i marr nëpër gojë. Unë kam qenë ky që jam. Unë nganjëherë iu qaj edhe hallin se mund të kenë edhe halle shumë të mëdha. Secili bën zgjedhjen e vet, nuk i vë në kryq, por koherenca vlen në këtë botë”, tha Budina.

Ai shtoi se secili duhet të jetë i ndershëm me atë që vetë ka thënë. Në vijim ai thotë se sa i takon akuzës për politizimin e atyre që mbrojnë kauzën e teatrit, të politizuar janë ata që mbështetën shembjen. “U bashkuan me krimin, ata janë të politizuarit e parë. Unë nuk e kam firmosur atë marrëveshjen me PD-në, por i kam thënë Bashës që atëherë në sallë, nëse nuk e mban fjalën më ke kundër. Nëse ata që vijnë në pushtet nuk mbajnë premtimin do jemi kundër tyre”.

Edmond Budina Robert Ndrenika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.