Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Kokaina vjen nga Ekuadori’/ Gazetari: Shqiptarët lidhje të forta me serbët!

23:38 / June 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Juli Kasapi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetar i kronikës Juli Kasapi, i cili ka zhvilluar disa intervista nga Ekuadori me krerët e policisë vendase zbuloi në emisionin “Open” se organizatat kriminale shqiptare kanë bashkëpunuar me grupet serbe dhe kroate në këtë vend.

Sipas tij serbët janë thuajse të paprekshëm në Ekuador sepse ata kanë krijuar lidhje familjare me një prej karteleve kryesore në vend që operon në qytet-portin më të madh, Guajakil.

Kasapi gjithashtu theksoi se shqiptarët në Amerikën Latine janë duke u vrarë sepse synojnë që ta drejtojnë trafikun e kokainës të vetëm, duke shkelur rregullin kryesor të grupeve mafioze që është bashkëpunimi me njëra-tjetrën.

“Në Ekuador ka mbi 3 mijë kroatë e mbi 2 mijë serbë. Grupet shqiptare kanë bashkëpunuar me serbët që në 1993. Streten Joçiç quhet ky, ose Joçiç i Amsterdamit. Mafia serbe është tejet e fuqishme në Ekuador dhe këtë e thonë autoritetet ekuadoriane. Grupet kriminale të Ballkanit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Keni dëgjuar ju për serbët në Ekuador, jo. Vetëm për shqiptarët që vriten atje dëgjojmë ne. Kjo ekziston edhe për një arsye sepse kapo i një prej grupeve kriminale serbe në Ekuador ka lidhje familjare me një prej liderëve të kartelit kryesor. Dhe serbët nuk preken në Ekuador. Po kjo nuk do të thotë se grupet kriminale shqiptare nuk bashkëpunojnë me serbët apo kroatët”, tha Kasapi.

Ekuadori kokaina SERBET
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.