Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kokainë e mijëra euro në një lokal në Fier/ Në pranga pronari, furnizuesi dhe kamerieri

16:57 / October 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 61 770x418 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pas operacionit policor “Bashkëpunimi”, ku u zbulua se një lokal ishte përshtatur për përdorimin e drogës.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën doza me kokainë, 18.380 euro, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Në pranga përfunduan Eduard Gjigoli (pronari i lokalit), Liridon Gashi (i dyshuar se furnizonte me lëndë narkotike pronarin e lokalit) dhe Donald Llupi (kamerieri).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gashit u gjetën dhe 6.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal ushtrohej veprimtaria e shitjes së lëndëve narkotike në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe FNSH Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. Gj., 46 vjeç, banues në Dërmënas, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Përshtatja e lokalit për përdorim droge’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të gjahut’;

-L. G., 30 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’;

-D. Ll., 28 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Droge Fier te arrestuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.