Po flitet prej muajsh lidhja e re e moderatorës së njohur Arbana Osmani me regjisorin Eduart Grishaj. Dyshja janë parë kudo së bashku dhe megjithëse nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për lidhjen e tyre, çifti me veprimet e tyre i kanë lënë të gjithë të kuptojnë se ata janë bashkë.
Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj këto ditë ndodhen me pushime në një destinacion përrallor, në Marok.
Çifti ka hedhur foto të ndryshme në rrjetet sociale ku kanë treguar se janë duke kaluar pushimet e ëndrrave. Dhe në këto foto nuk kanë munguar as komentet plot me dashuri që i bëjnë njëri-tjetrit.
I pari ka qënë Eduarti i cili në një foto të moderatores ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq regjisori dukej i mahnitur nga kjo foto dhe nuk ngurron t’ja thotë publikisht. “Më e bukura e Marokut”.
E së fundmi ka qënë Arbana ajo që i ka komentuar Eduartit në foton e tij që ka publikuar. “Paqja ime” shkruan modertorja në foton e regjisorit duke pohuar kështu lidhjen dhe duke treguar që janë shumë të dashuruar me njeri-tjetrin.