Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj anëtarëve të KQZ-së lidhur me zgjedhjet e dekretuara nga presidenti Ilir Meta.
E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi i cilësoi si idiotë noterialë dhe injorantë anëtarët e KQZ-së.
“Nesër do t’i bëj një letër KQZ-së pasi më datë 1 duhet të na kërkonte listat për vëzhguesit e KZAZ-ve. Nëse anëtarët e KQZ mendojnë se rrëzimi i kërkesës së Idajet Beqirit nga Kolegji Zgjedhor është njësoj me dekretin e presidentit qënkan kokrrat e injorantëve. Kolegji hodhi poshtë kërkesën e Idajet Beqirit, jo të presidentit Meta. KQZ mund ta çontë si kërkesë. Idiotë noterikë thotë Petrit Vasili,“-tha Kryeamadhi.
Më 24 qershor Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Idajet Beqirit, kryetarit të PUK. Ai ishte ‘sebepi’ i provës së zjarrit që do duhet të kalonte dekreti i presidentit Ilir Meta, që për herë të parë u s’provua nga një institucion.
Në mungesë të gjykatës Kushtetuese, Kolegji rrëzoi dekretin e presidentit, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat u zhvilluan pa opozitën.