Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kolaps në ushtrinë e Ukrainës! Zelensky shkarkon drejtuesit tek të gjitha rajonet

20:45 / August 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
President Zelenskyy 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi zyrtarët përgjegjës për rekrutim ushtarak në çdo rajon të vendit, duke përmendur akuzat për korrupsion dhe tradhti.

“Sistemi ushtarak duhet të drejtohen nga njerëz që e dinë saktësisht se çfarë është lufta dhe pse cinizmi e ryshfeti në një kohë lufte është tradhti e lartë. Në vend të kësaj, ushtarët që kanë kaluar në vijën e parë të frontit ose që nuk mund të jenë në gjendje të luftojnë, për shkak të problemeve të shkaktuara nga lufta mund t’u besohet ky sistem rekrutimi”, tha Volodymyr Zelensky.

Kievi ka rekrutuar ukrainasit për batalione sulmi për kundërsulmin e tij ndaj forcave ruse për të rimarrë territorin e kontrolluar nga trupat e Moskës.

Masa pasqyron përpjekjet e Ukrainës për të shtypur korrupsionin, si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse të kërkuara nga institucionet perëndimore si Bashkimi Evropian, të cilit Ukraina shpreson t’i bashkohet.

Presidenca ukrainase njoftoi se mobilizimi i përgjithshëm i Ukrainës ishte një fushë kyçe në të cilën inspektorët kishin zbuluar raste të cilat janë në dëm të vendit, tashmë prej më shumë se 17 muajsh në luftë.

Ndër të tjera në deklaratë shtohet se këto raste paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare të Ukrainës dhe lëkundin besimin në institucionet shtetërore, ndërsa theksohet se për të përcaktuar drejtuesit e rinj duhet të merret parasysh hetimet e gjera dhe përvoja ushtarake.

kolaps ushtria zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.