Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me çështjen e emrit që duhet të vendoset përbri koalicionit në fletët e votimit për këshillat bashkiake.
Koalicioni ka kërkuar që përbri “Bashkë Fitojmë” të vendoset emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që KAS vendosi që emri që duhet të shkruhet si drejtues i koalicionit, është ai i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Për rrjedhojë, mbetet në fuqi vendimi i KAS-it që në fletën e votimit të shkruhet emri i Ilir Metës.
