Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e padisë për Kuçovën

10:30 / June 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
malo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e padisë së Lefter Maliqit dhe koalicionit “Bashke Fitojmë” për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë. Kolegji vendosi t’i shqyrtoje në një të dy paditë, për shkak se objekti i kërkimit është i njëjtë. Maliqi dhe koalicioni kërkojnë nga Kolegji:

Ndryshimin e vendimit nr. 101, datë 16.06.2023 të ZAZ-së nr. 64, bashkia Kuçovë, qarku Berat “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kuçovë”.

Rinumërim dhe rivlerësim i votave për ZAZ-në nr. 64, të gjitha QV-të, duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë.

Pavlefshmëri e vendimit nr. 101, datë 16.05.2023 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kuçovë”.

Konstatim i pavlefshmërisë së vendimit të KQZ-së ku është emëruar sekretari i KZAZ-së nr. 64 Kuçovë, shtetasi Romeo Arizi.

Pavlefshmëri e vendimit të KZAZ-së nr. 64 Kuçovë, qarku Berat, për shtyrjen e numërimit të votës, nga ora 10:00 deri në orën 12:30.

Pavlefshmëri e pjesëshme e fletës së votimit Kandidatët për Kryetar Bashkie për Bashkinë Kuçovë, në pikën ku është shënuar kandidati për bashkinë Kuçovë, qarku Berat, Kreshnik Hajdari .

Pavlefshmëri e veprimit juridik, formulari i dekriminalizimit, në emër të Kreshnik Hajdarit dorëzuar pranë KQZ referuar ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Maliqi sqaroi se për krim të rëndë shtetëror janë bërë 3 kallëzime në SPAK, një nga ai vetë, një nga koalicioni dhe një nga qytetarët e Kuçovës. “Kolegji Zgjedhor detyroi KQZ të na japë filmimet. Ka plot raste votime nga 2 herë. Në 8 qendra votimi, kamera e qendrës nuk filmon asgjë. Në shumë qendra votimi nuk duken kutitë. Skandali më i madh është KZAZ. Deri në 11 dorëzohen kutitë. Kutitë u vendosën në një ambient ku ishte një derë, qe lidhej me Shtëpinë e Kulturës. Në një moment, marrin një vendim për të pushuar. Kutitë ngelën në dorën e policisë. Kur nisi numërimi, në 11 të drekës unë kisha 450 vota plus. Mbi 500 fletë votimi kanë vulë të rrëshqitshme. Ata vetë e pranojnë që mbaroi boja e vulës dhe e kanë bërë me ujë”.

Lefter Maliqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.