Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të rinumërojë votat në 18 kuti në Kuçovë.
Rinumërimi do të bëhet të premten, më 30 qershor, në orën 9:00 në ambientet e KQZ.
Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimimin e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës, të cilët kërkuan shpalljen e pavlefshmërisë për zgjedhjet e 14 majit.
