Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kolgega: 1094 kilometrat e Ligjit për Rininë, 2 vjet përpjekje të vazhdueshme

23:03 / November 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kolgega
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.ministri i Arsimit Shpati Kolgega gjatë një postimi në rrjetet sociale shprehet se janë dashur 1094 km dhe dy vjet për të dërguar në Parlament Ligjin për Rininë. Ai përshkruan me finesë rrugën plotë “pengesa” e burokraci.

Postimi i Kolgegës:

…1094 kilometrat drejt Ligjit për Rininë përfunduan sot në Parlamentin Shqiptar me miratimin e tij të plotë! Një ëndërr e bërë realitet ekzaktësisht pas 2 vitesh përpjekje të vazhdueshme!

Nisi si një kërkesë, u kthye në një dëshirë e më pas në objektiv! Vijoi si pasion me punë të përditshme…e në fund në një detyrim ndaj të rinjve shqiptarë dhe organizatave rinore.

Unë do ta quaja pa modesti një moment historik, për rininë dhe politikat rinore. Gjithçka rrodhi shpejt e njekohësisht ngadalë nëpër burokraci, herë prej mosbesimit herë prej injorancës e herë prej faktit që rinia dhe politikat e saj kurrë nuk ishin në fokus krahasuar me “çështjet e mëdha” të rendit të ditës.

Falë një grupi të apasionuar njerëzisht në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe ministres së asaj kohe znj. Nikolla si dhe donatorëve tanë, ky projekt ia doli të shohë dritën e miratimit në parlament.

Përtej debateve dhe kritikave gjithmonë motivuese për ne, ajo që mbetet në fund është një gur themeli që u vendos për të gjithë ata që punojnë në fushën e rinisë dhe vetë të rinjve.

Për të gjithë ata që besuan dhe për ata që nuk besuan, ky ligj do të mbetet në legjislacionin shqiptar si një instrument i fortë për të zhvilluar politikat rinore në të ardhmen!

1094 km 2 vjet Kolgega ligji per rinine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

U mor i pandehur, Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Akuza “fletërrufe”, vetëm im bir pa dosje…

12:00 / July 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.