Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kolumbia pezullon eksportet e qymyrit në Izrael për shkak të luftës në Gaza

14:48 / June 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro njoftoi të shtunën se vendi i tij do të pezullojë eksportet e qymyrit në Izrael për shkak të luftës në Gaza. Marrëdhëniet janë acaruar mes dy vendeve që dikur ishin aleatë të ngushtë ushtarakë dhe tregtarë, raporton AP.

Petro ka shkruar në platformën e mediave sociale X se eksportet e qymyrit do të rifillojnë vetëm “kur të ndalojë gjenocidi” në Gaza.

Petro postoi gjithashtu një projekt-dekret, i cili thotë se eksportet e qymyrit do të rifillojnë vetëm nëse Izraeli zbaton një urdhër të fundit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që thotë se Izraeli duhet të tërheqë trupat e tij nga Rripi i Gazës.

Sipas Departamentit Kombëtar të Statistikave të Kolumbisë, eksportet e qymyrit në Izrael ishin me vlerë më shumë se 320 milionë dollarë në tetë muajt e parë të vitit të kaluar. Kjo është një pjesë e vogël e eksporteve të përgjithshme të qymyrit të vendit, të cilat ishin me vlerë më shumë se 9 miliardë dollarë në vitin 2023.

Izraeli importon më shumë se 50% të qymyrit të tij nga Kolumbia, sipas American Journal for Transportation, dhe e përdor pjesën më të madhe të tij për të ushqyer termocentralet që ka.

Petro, i cili e mori detyrën në vitin 2022 si presidenti i parë majtist i Kolumbisë, prishi marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në maj, duke thënë se ai nuk mund të mbante marrëdhënie me qeverinë “gjenocidale” të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

gaza kolumbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.