Ka dalë sot para gjykatës për masën e arrestit Erzen Uka, komandoja ekstremist që u arrestua disa ditë më parë në Krujë.
Ai u arrestua për nxitje terroriste. Ndërkohë që në seancën gjyqësore ka kërcënuarin gjyqtarin Bin Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci. Ai nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë në momentin që ka hyrë trupa gjykuese, duke thënë se respekton vetëm Allahun. “Njoh vetëm Allahun. Nuk dua të çohem në këmbë. Sa të dalë do të jepni llogari për këtë”, tha ai. Gjykata vendosi arrest me burg.
Lexo edhe: Ndalohet komando ekstremist. Antiterrori zbulon se stërviste me armë fëmijët, për “ISIS”
Erzen Uka ka qene ushtarak ne misione ne Irak dhe Afganistan dhe përgjatë dy viteve hetim ai ka shfaqur pritje ekstremiste.
Në video shfaqen edhe dy djem të mitur që po bëjnë ushtrime në shtëpi, ata janë duke u stërvitur nga i ati më qellim për t’u dërguar ushtarë të ISIS.
Erzen Uka që prezantohet në rrjetet sociale me emrin Hamzah Uka është nën akuzë për stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste si edhe propagandë me qëllime terroriste.