Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komentet negative në rrjet pas vrasjes së gjyqtarit, Çepani: Dhuna nuk është zgjidhje

14:46 / October 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edlira cepani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristja Edlira Çepani ka komentuar qëndrimet negative në rrjetet sociale për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit. Për të rasti i vrasjes së gjyqtarit nuk duhet trajtuar si fenomen i normalizuar. Ajo po ashtu ka theksuar se është fatkeqësi e madhe që fenomeni i dhunës nuk është luftuar që në rrënjë.

“Ka një problematikë me shoqërinë shqiptare jo vetëm në këtë rast por edhe në raste të tjera, kur dhuna ngjan si fenomen i normalizuar në Shqipëri. Dhe kjo problematikë duhet të trajtohet në të gjitha rastet dhe jo vetëm në rastin ekstrem të sotëm. Ne flasim për dhunën në familje dhe shkolla, që ka një normalizim të tejskajshëm. Është një fatkeqësi e madhe që ne nuk kemi marrë masa që ky fenomen të luftohet nga rrënjët.

Nga ana tjetër ka një problematikë që i përket drejtësisë. Ka një problematikë të mosbesimit të qytetarëve dhe është situatë që mund të themi armiqësore mes qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë. Ndonjëherë kjo është e nxitur nga politika, por ndonjëherë është edhe vetë sistemi i drejtësisë kur nuk ka funksionuar dhe nuk ka vendosur drejtësi. Dhe kjo ka krijuar një barrierë shumë të madhe mes qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë”, u shpreh ajo.

Çepani komentoi edhe rastet e konfliktit për pronën, teksa tha se edhe vete endet në sistemin e drejtësisë prej 25 vitesh pasi kërkon pronën e saj. Teksa më tej theksoi se vetëgjyqësia, dhuna dhe as nxitja e krimit, nuk është zgjidhja e duhur për konfliktet.

”Çështja e pronave që ne kemi, është një problematikë e thelluar, që vjen që nga viti 1991, ku nuk u bë ndarja e duhur dhe u mbivendosën për shkak të ligjit 7501, i cili është një nga ligjet më të këqija që ne kemi pasur dhe fatkeqësisht është ende në fuqi. Unë jam vetë nga ata pronarë, që nuk e ka marrë pronën dhe që prej 25 vitesh endem në rrugët e sistemit të drejtësisë. Ka një problematikë shumë të thellë që duhet parë nga gjitha anët, por nga ana tjetër duhet parë që as vetëgjyqësia dhe as dhuna dhe as nxitja e krimit, nuk është zgjidhja e duhur. Dhuna gjeneron dhunë dhe problematika të tjera”, tha Çepani në Report Tv.

Astrit Kalaja Edlira Çepani komente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.