Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komision hetimor për fondet IPARD, Bardhi: Prokuroria tregoi se ka një problematikë, po shkelet Kushtetuta

16:21 / November 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për hetimin e përdorimit të fondeve IPARD, duke theksuar se kjo është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe një mekanizëm kontrolli parlamentar që nuk mund të pengohet. Bardhi u shpreh se kërkesa e opozitës nuk bie ndesh me hetimin penal të nisur nga Prokuroria, por përbën një proces të pavarur administrativ në kompetencat e Kuvendit.

”Ne nuk dublojmë punën e Prokurorisë. Fakti që Prokuroria thotë se ka hetim penal tregon se ekziston një problematikë. Kjo është thënë edhe nga GJK-ja; Prokuroria ka punën e vet, ndërsa Kuvendi ka fushat e veta. Kuvendi ka hetim administrativ. Pretendimet e juaja janë të pa baza.

Nëse keni një pretendim për objektin, sillni një formulim alternativ, por sa pashë, nuk keni shqetësim për objektin. Për sa kohë nuk ka shqetësim, ne duhet të miratojmë me konsensus përbërjen e komisionit dhe caktimin e datës kur do të mblidhet komisioni. Kaq mund të bëjmë ne. Na e ka thenë gjykata kushtetuese.

Ngritja e komisionit është e drejtë kushtetuese e 1/4 të propozuesve. Kaq e thjeshtë është kjo. Konferenca e Kryetarëve nuk ka asnjë kompetencë tjetër. Dhe po ju sjell ne vemendje Kryetar se ka edhe 1 muaj nga mbyllja e sesionit dhe ju nuk keni pranuar asnje mekanizem kontrolli te opozites duke zhbere parlamentarzimin. Dhe kjo eshte shkelje e kushtetuetes dhe “dhunë” ndaj opozites”,-tha Bardhi.

bardhi ipard KOMISION HETIMOR
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.