Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.
Varhelyi shkruan se ky është një lajm i shkëlqyer ndërsa shton se kjo është një arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e Reformës në Drejtësi.
REAGIMI
“Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.”