Në fjalën e tij në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, tha se Edi Rama ka urdhëruar deputetët që të bllokojnë Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike.
“Janë 36 projekte që kanë marrë fondin e investitorit strategjik. Edi Rama pa garë ka dhënë pasuri publike dhe plazhet më të bukura të vendit. 36 projekte investime strategjike i kanë marrë jo më shumë se 10 individë ku secili prej tyre ka 3 projekte.
Deputetët e PS-së janë udhëzuar që të votojnë kundër. Përfitues nga ligji janë 10 individë miq të Edi Ramës. Për abuzimet me këtë ligj përgjegjësia është e një individi Edi Rama. Ka urdhëruar deputetët që të bllokojnë këtë Komision Hetimor. Është një ligj klientelist dhe korruptiv. Dhënia e pasurisë publike për qëllim fitimi është bërë në shkelje flagrante të kushtetutës”.