Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Komisioni i Ekonomisë kërkon rritjen e fondeve për bujqësinë

09:15 / November 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bujqesi toke traktor 1122
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përfundim të diskutimit në parim të projektbuxhetit 2025 në komisionet parlamentare, deputetët në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë i kanë kërkuar qeverisë të rrisë financimet për bujqësinë.

Komisioni i Ekonomisë dha disa rekomandime në të cilat u kërkua mbështetje më e madhe, me instrumente dhe politika fiskale për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, industrisë dhe të gjithë sektorëve prodhues të ekonomisë, krahas vazhdimit të ritmeve të larta në sektorin e turizmit.

“Reforma e nisur në sektorin e bujqësisë duhet të thellohet më tej, duke synuar rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore. Reformim i mëtejshëm nevojitet edhe në fushën e mbështetjes buxhetore për këtë sektor, si dhe në përmirësimin e funksionimit të skemave mbështetëse në bujqësi; skemës së rimbursimit të TVSH-së në bujqësi etj”, thuhet në rekomandimet deputetëve në Komisionin e Ekonomisë për qeverinë.

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë vitin që vjen është planifikuar 14,6 miliardë lekë ose 2,9% më i lartë se buxheti fillestar i këtij viti. Ndërkohë që shpenzimet totale buxhetore rriten me 6.7% në vitin 2024, buxheti për bujqësinë rritet vetëm me 32%, në një kohë që mungojnë edhe financimet nga fondet e BE nëpërmjet IPARD.

Në Ministrinë e Bujqësisë ka qindra fermerë që plotësojnë kushtet për subvencion nga skema kombëtare, por ndërkohë Ministria e Bujqësisë nuk ka fonde të mjaftueshme për financimin e tyre.

Buxhetit i shtetit pritet të ndryshojë sërish në dhjetor për të rialokuar fondet, teksa Ministria e Bujqësisë ka kërkuar fonde shtesë për të financuar kërkesat e paplotësuara në skemën kombëtare.

Komision i Ekonomisë kërkoi gjithashtu që të gjitha ministritë dhe institucionet buxhetore duhet të përmirësojnë më tej procesin e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të investimeve publike, për të siguruar realizimin e tyre me efektivitet të lartë.

“Prioritet duhet t’u jepen investimeve me impakt më të madh social, si dhe atyre që kanë shkallë më të lartë rikthimi. Ministritë dhe institucionet duhet të bëjnë një shpërndarje më të njëtrajtshme gjatë vitit të investimeve publike, për të rritur ndikimin pozitiv të tyre në treguesit ekonomikë dhe tregjet financiare”, rekomanduan deputetet e Komisionit të ekonomisë dhe Financave./ Monitor

Bujqesi fonde
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.