Komisioni i Etikës së Partisë Demokratike ka anuluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Gazmend Bardhi.
Në vendimin e publikuar nga PD thuhet se Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Vendimi
Komisioni pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Kryesia e Partisë Demokratike e përfaqësuar nga
përfaqësuesi Indrit Sefa vlerëson se:
– Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin të përcaktojë një rend dite, në rastin e thirrjes së
mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46, të ndryshëm nga “Komandimi i
Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë”.
– Rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit Kombëtar, të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm,
sipas pikës 4 të nenit 46 nuk mund tê ketë asnjë pikë të ndryshme dhe më shumë se
Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë.
– Dorëheqja nuk është një akt që mund të merret në shqyrtim apo të miratohet pasi marrja në
shqyrtim apo miratimi i saj nënkupton mungesën e vakancës që është parakushti kryesor
për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46.
– Votimi për marrjen e vendimit për komandimin e Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit bëhet
me procedurën e votimit të fshehte. Mbledhja online e Këshillit Kombëtar shkel parimin e
fshetësisë së votës e për pasojë kjo procedurë është e papajtueshme me Statutin e Partisë.
– Nga burimet arkivore aktet dhe rrethanat e marra në shqyrtim nuk rezulton qe Rregullorja
e Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar nuk rezulton të jetë
një dokument i miratuar nga Këshilli Kombëtar. Për pasojë kjo Rregullore nuk ka fuqi
juridike dhe nuk mund të jetë një akt mbi të cilin të mund të bazohet zhvillimi online i
mbledhjes së Këshillit Kombëtar
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË, Rruga Donika Kastrioti, Tiranë 2
Në përfundim Komisioni, në zbatim të nenit 54 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë
Vendosi:
– Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
– Shfuqizimin e vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull
“Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë” si
një akt absolutisht të pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.
– Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
– Vendimi i njoftohet Kryesisë së Partisë Demokratike, Sekretarit të Përgjithshëm Gazment
Bardhi dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar