Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi veç një masë anti-covid

11:29 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1657098625 Screenshot1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një mungese prej disa muajsh, këtë të mërkurë është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19, të cilët nuk kanë vendosur masa kufizuese, por masa e vetme është ajo e thirrjes për vaksinimin dhe mbajtjes së maskës në ambiente të mbylluara.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetare e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se e vetmja masë që duhet marrë tani është vaksinimi, edhe pse ditët e fundit në vend janë rikthyer vdekjet dhe është parë një rritje e shifrave të të infektuarëve. “Për momentin, me këto shifra që kemi, nuk është rasti për të propozuar masa të tjera përveç vaksinimit”, tha Rakacolli.

Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP-së, tha se janë rritur rastet e reja. “Ka një rritje të rasteve pozitive ditore dhe të përqindjes së testimeve që rezultojnë pozitive. Popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinimin. Covid ka treguar që nuk ka sezonalitet dhe është i pranishëm gjatë gjithë vitit”, theksoi Eugena Tomini.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, tregoi sesi paraqitet situata në spitalin Covid 3. “Janë persona të pavaksinuar, me vaksinë të lënë në mes dhe kryesish ato që kanë bërë vaksinimin e hershëm, bërja e dozës së tretë është e domosdoshme, grupmoshat më të prekura janë mbi 62% është mbi 60-70, ka masur edhe një 20-vjeçare”, tha Çomo.

COVID-19
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.