Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Komiteti Rajonal Dibër: Shumë minorenë paguajnë 25 mijë paund për të vajtur në Britani, dyshime se janë trafikuar

20:58 / November 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nexhbedin Shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimin e Komitetit Rajonal të luftës kundër trafikimit të personave, që u mbajt sot në Prefekturën e Dibrës, u diskutua gjatë në lidhje me problemet e evidentuara nga strukturat shtetërore dhe OJF-të.

Prefekti Nexhbedin Shehu tha se institucionet shtetërore, policia, shkollat, prokuroria, SHISH-i dhe organizatat jo qeveritare duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht për të parandaluar trafikimin e personave për qëllime të ndryshme. Shehu shtoi se janë mbajtur tri tryeza antitrafik në Dibër dhe është diskutuar për çdo rast të evidentuar në Dibër, Bulqizë e Mat, duke dhënë zgjidhje konkrete për çdo person të prekur nga kjo plagë e shoqërisë.

Silvana Banushi, drejtore e përgjithshme pranë Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe e Përputhshmërisë pranë Ministrisë së Brendshme tha se në Qarkun e Dibrës është bërë një punë e lavdërueshme në lidhje  me parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo punë e mirë duhet të vijojë tha ajo.

Zyrtarë të drejtorisë Rajonale të Policisë, SHISH, Prokurorisë, zyrave vendore të arsimit, Kryqit të Kuq dhe OJF-ve që operojnë në këtë rajon u shprehën se gjatë vitit 2020 nga rrethi i Dibrës janë larguar një numër i lartë minorenësh, krahasuar me vitin 2019. Megjithëse ka qenë një vit me pandemi janë paguar 25 mijë paund për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe.

Autoritetet shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me fatin e tyre, në se ato janë bashkuar me të afërmit apo janë trafikuar, apo shfrytëzohen nga individë me preçdentë penal. Sipas drejtuesve të SHISH Dibër po bashkëpunohet fort me autoritetet angleze për të zbardhur çdo rast abuzimi të mundshëm.

Pse largohen fëmijët dibranë? Me çfarë merren minorenët në Angli? A kërkojnë ato azil dhe cilat janë shkaqet? Kush e mundëson lëvizjen e tyre për jashtë vendit? Këto e të tjera pyetje u bënë pjesë e debatit sot në Komitetin Rajonal të trafikimit në Prefekturën e Dibrës, tryezë e cila mblidhet çdo tre muaj në Peshkopi.

Diber komiteti trafikimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.