Facebook ka bërë të ditur planet e tij për krijimin e një kompjuteri që lexon trurin që mund të shndërrohet në sistemin daktilografim.
Shkencëtarët laboratorik të Facebook sapo kanë publikuar rezultatet e eksperimentit të fundit të tyre. Ky eksperiment përfshin futjen e elektrodave në kokën e njerëzve. Qëllimi është për t’i përdorur ato për dëshifrimin e fjalëve dhe frazave që pjesëmarrësi po i mendonte.
Ekipi i hulumtimit nga Universiteti i Kalifornisë, San Fransisko, përmblodhi eksperimentin duke futur implante tek pacientët të cilët ishin duke u përgatitur për kirurgji epilepsie., raporton “The Sun”.
Këta pacientë, duhej të dëgjonin zgjidhje të shumta të pyetjeve dhe të i thonin përgjigjet me zë të lartë përderisa elektrodat regjistronin aktivitetin e trurit. Kështu që çdo lidhje midis fjalëve dhe trurit mund të vërehej.
Kjo mënyrë e re teknologjike pritet që do të ketë edhe kundërshtime nga njerëzit që nuk dëshirojnë që mendimet e tyre të lexohen nga kompanitë si Facebook. Por mund të jetë një gjë shumë e mirë për njerëzit me probleme të ndryshme si p.sh ata që kanë probleme në të folur.