Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komplekset më të zakonshme që e preokupojnë pothuajse çdo femër

12:24 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Komplekse 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ju kujtohet kur keni qenë herën e fundit e kënaqur me pamjen tuaj? Nëse nuk ju kujtohet, atëherë jeni në mesin e shumicës së femrave të cilat vetes i gjejnë vazhdimisht të meta.

Si duket femrat janë më shumë se meshkujt të prira për të krijuar komplekse.

1. Jam e trashë

Pakënaqësia me trupin e tyre është pa dyshim kompleksi numër një. Femrat janë nën presion të madh për shkak të trupave të përsosur të cilët i SERVIR bota e modës, revistat dhe industria e filmit. Është normale që në një periudhë të jetës të vini në një situatë kur nuk mund të dukeni si një adoleshente, prandaj kompleksi i trashësisë është shpesh i pabazë.

Një tepricë e vogël në ije, stomak apo vithe ndonjëherë mund të duket më seksi se një trup tepër i dobët. Nuk na besoni? Pyetni meshkujt…

2. Nuk kam trup të lidhur dhe kam celulit

Numri i femrave që kanë trup të shtrënguar pa asnjë gjurmë celuliti është shumë i vogël. Këto janë zakonisht femrat që ushtrojnë dhe hanë ushqim të shëndetshëm. Lufta kundër celulitit është bërë mision i çdo femre, ndërkohë që ai shfaqet si rezultat i të ushqyerit jo të duhur, gjeneve por edhe mosaktivitetit.

Nëse mendoni se modelet dhe të famshmit nuk kanë celulit, vetëm mendoni se si fotografitë e tyre përpunohen në fotoshop para publikimit.

Trupi i përkryer dhe i shtrënguar pa celulit zakonisht u përket sportisteve profesionale dhe atyre zonjave të cilat pjesën më të madhe të kohës së tyre e kalojnë duke ushtruar dhe duke u kujdesur për dietën.

3. Kam ngjyrë të shëmtuar lëkure

Ngjyra e lëkurës varet kryesisht si nga gjenetika ashtu edhe nga ajo se çfarë hani. Shumë femra ankohen për ten të zbehtë, të verdhë, puçrra, njolla, etj. Ndoshta ndonjëherë nuk jeni të vetëdijshme që të gjitha këto të meta të vogla ju i shihni shumë më mirë në pasqyrë sesa që me të vërtetë janë ato.

Këtë verë ofroni lëkurës suaj pak rreze të diellit dhe me ujë të detit do të duket pikërisht ashtu siç keni dashur gjithmonë

femer komplekset tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.