Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Koncert bamirësie në TKOB, të ardhurat shkojnë për fëmijët me Sindromën Down

18:46 / October 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koncert
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit organizohet koncerti i bamirësisë nga Fondacioni Down Sindrome Albania.

Në këtë koncert që do të nisë në orën 19:00, do të performojnë 4 artistët nga Italia të sjellë nga ish-drejtori i Telenorba Shqiptare Eligio Romanazzi.

Ky i fundit do të japë kontributin e tij për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, ndërsa tregon dhe historinë personale që e lidh me vendin tonë.

“Kam një marrëdhënie 30 vjeçare me Shqipërinë dhe kam një respekt të veçantë për shqiptarët. Kam ardhur para 30 vitesh në Shqipëri për arsye pune, ndërsa këtë herë solla muzikantët për të shpërblyer disi  atë që kam marrë nga ky vend. Jam i martuar me një zonjë shqiptare që kishte një vajzë me sindromën Williams dhe gjatë rritjes së saj ajo ka shfaqur talentet e saj.

Ajo i bie pianos dhe është diplomuar si një person që mund të kujdeset për njerëzit me aftësi të veçanta.  Dua që të rris ndërgjegjësimin që të ketë më shumë vëmendje për personat që vuajnë nga sindroma Down që dhe ata të trajtohen si njerëz normal”,-tha Prof. Ing. Eligio Romanazzi, ish drejtor i Telenorba Shqiptare.

Ndërsa artistët shprehen të emocionuar për mbrëmjen e kësaj të diele.

“Jam i emocionuar që ndodhem në një nga teatrot më të rëndësishëm të Europës. Jemi me grupin muzikor që ka në bazë rokun. Koncerte të tilla ne bëjmë shpesh në Itali për njerëzit me sindromën Down  dhe ndihemi mirë që ndodhemi për të njëjtën kauzë dhe në Tiranë”,-tha Francesco Greco, violinisti, artisti kryesor.

Fondet e mbledhura nga shitja e biletave dhe sponsorizimet  do të shkojnë për shërbimet e 45 fëmijëve me aftësi të kufizuara.

koncert Sindroma Down TKOB
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.