Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Koncert madhështor për 110 vjetorin e Pavarësisë/ Dua Lipa “ndez” Tiranën për festat e nëntorit

23:19 / November 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dua lipa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur këngëtaren Dua Lipa këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në një koncert madhështor për 110 vjetorin e Pavarësisë. Ajo është e ftuar speciale për festat e nëntorit, ndërsa po dhuron plot emocion dhe adrenalinë me këngët e saj shesh, të cilat kanë korrur një sukses mbarëbotëror.

Koncerti këtë të hënë nisi me këngëtaren Elvana Gjata, e cila ndezi atmosferën dhe këngën “Kuqezi”, ndërsa pasoi me të ftuarën speciale, Dua Lipa. Mes performancës, e veshur si një zanë përrallash ajo ka realizuar me duar shqiponjën dy krenare, simbolin e fuqishëm shqiptar dhe më pas ka vënë mbi supe flamurin kuq e zi.

dua

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri, ndërsa një ditë më parë ajo mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i vendit, Bajram Begaj. Ka qenë fillimisht kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ka ndarë pamjet nga koncerti madhështor i Duas. Ajo gjithashtu dha një mesazh shumë të rëndësishëm gjithë një konference për shtyp para koncertit.

Ylli ndërkombëtar tha se duhet të ndryshohet stigma ndaj shqiptarëve, lidhur me përcaktimet raciste nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, ndërsa vuri theksin edhe tek rëndësia e liberalizimit të vizave të Kosovës. Veç pjesëmarrjes  në një ditë të rëndësishme për Shqipërinë, 27-vjeçarja me këtë koncert mbyll edhe turneun në kuadër të albumit të saj “Future Nostalgia”.

dua2

Dua Lipa koncert pavaresia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.