Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Koncerti madhështor i Yll Limanit në Shkup, fjalimi prekës për kohën kur ishte refugjat

15:49 / August 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
page 42 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stadiumi ARM në Shkup, mbrëmjen e së mërkurës u mbush me mijëra fansa që erdhën për të shijuar koncertin e këngëtarit të njohur, Yll Limani. Artisti realizoi një mbrëmje të jashtëzakonshme, performancë live e interpretoi më shumë se 30 këngë, ku secila ka një domethënie të veçantë dhe është shndërruar në hit.

Atmosfera ishte e mrekullueshme, me publikun që këndonte vazhdimisht me Yllin, duke bërë kështu që të ketë emocione të shumta e momente që do të mbahen mend gjatë.

Përveç muzikës, ky koncert solli edhe një moment unik: Ylli kishte përgatitur një befasi për familjen që e kishte strehuar atë dhe familjen e tij gjatë luftës. Ai bëri një falënderim për familjen, duke kujtuar se ia hapën dyert kur kishin më shumë nevojë, e kur nuk kishin shpresë për jetë.

Fjala e plotë

Në vitin 1999 kur na u desh me ik prej shtëpive tona, ishit ju, familjet shqiptare në Maqedoni që na mbajtët gjallë, na pritët si fëmijët e juaj, na dhatë shpresë, kur nuk kishim shpresë, na dhatë dashuri kur bota na dukej pa zemër, ato netë të errëta na i kthyet në dritë sepse ishim bashkë sepse ishim një.

Në këto fotografi që po shihni jemi ne.

Familjen time e pritën në Gostivar familja Haziri, sot 26 vite më vonë nuk kemi ardhur vetëm të këndojmë, kemi ardhur edhe të ju falënderojmë. Me iu kujtu që dashuria, mikpritja, sakrifica juaj, janë arsyeja pse jemi këtu. Jemi fëmijët e asaj kohe që nuk e harrojmë kurrë mikpritjen e juaj.

Ky koncert, kjo muzikë, kjo natë është për ju. Për dashurinë e juaj që na shpëtoi, për kujtimet që kurrë nuk vdesin.

Për ju që na mbajtët familjen atëherë kur nuk kishim tjetër përveç Zotit dhe njëri-tjetrit.

Faleminderit nga zemra, ju duam.

View this post on Instagram

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

ARM stadium koncert shkup Yll Limani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.