Kryeministri Edi Rama në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit.
*Një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias
Kryeministri Edi Rama: I kemi ndarë rolet, ju e shikoni gotën gjysmë bosh dhe unë e shoh gjysmë plot. Kjo është dinamika që shoqëron demokracinë tonë. SIGMA, një institucion profesional ndërkombëtar, thotë se Shqiopëria ka infrastrukturë funksionale për transparencën. SIGMA i jep vleësim të lartë transparencës në qeverinë e Shqipërisë. Indeksi i Transparencës për Antikorrupsionin dhe Shtet-Ndërtimin, Shqipëria ka bërë një kapërcim, me rreth 5 përqind.
