Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në konferencën e dhjetë ndërkombëtare në Moskë, ku marrin pjesë delegacionet e 60 shteteve, për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve gjyqësore.
Ministria e Drejtësisë në këtë konferencë është përfaqësuar nga, zv.ministrja Fjoralba Caka, e cila bëri një prezantim të hollësishëm mbi reformat e ndërmarrë për rritjen e performancës në sistemin e Shërbimit Përmbarimor.
Mes 60 vendeve pjesëmarrëse, në konferencë u përfaqësuan edhe shtete si Gjermania, Franca, Spanja, Finlanda, Letonia, Estonia, Belgjika, Rumania, Italia, Mali i Zi, Serbia, Maqedoninë e Veriut, Republika Çeke, etj.
Caka u ndal edhe te risitë që sjell ligji 26/2019 për shërbimin përmbarimor privat.
“Ndryshimet ligjore të vitit 2019 sjellin risi në lidhje me sistemin e përmbarimit privat dhe i përgjigjen disa nevojave thelbësore për zhvillimin e këtij shërbimi. Së pari, ndryshimet ligjore krijojnë për herë të parë një Qendër Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve. Siç theksohet në dokumentet e partneritetit BE-Shqipëri dhe raportet e progresit të Komisionit Evropian, si edhe në Strategjinë Sektoriale të Drejtësisë , problemet kryesore me përmbaruesit kanë të bëjnë me kapacitetet institucionale dhe profesionale. Fatkeqësisht, shërbimi përmbarimor nuk tërheq gjithmonë juristët më të shkëlqyer. Ndaj ne po synojmë të tërheqim juristë të mirë dhe profesionistë në shërbimin përmbarimor dhe të shmangim mungesën e aftësive në këtë sektor të rëndësishëm. Trajnimi i përmbaruesve është thelbësor për efikasitetin e shërbimit”, -tha Caka.
Më pas pjesëmarrësit ndanë sfidat dhe praktikat më të mira në funksion të rritjes së cilësisë së mëtejshme për të avancuar zbatimin e gjykimeve, si shërbim kryesor ndaj drejtësisë.
Kjo e fundit, u ndal edhe te zëvendësimi i sistemeve manuale me ato elektronike, duke shpjeguar se si mundësohet mbledhja e të dhënave për aktivitetet e kryera, dhe nxitet ndërveprimi i institucioneve të ndryshme shtetërore me njëri-tjetrin përmes shkëmbimit të informacionit.
Të fundit
Konferenca ndërkombëtare e Përmbarimit në Moskë, Ministria e Drejtësisë prezanton reformat para 60 shteteve
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment