Klubi i Ajaksit ka konfirmuar ditën e sotme se portieri Andre Onana, është pezulluar me një vit nga aktivitetet futbollistike nga ana e UEFA-s pasi ka rezultuar pozitiv në një test anti-doping të bërë tre muaj më parë.
Klubi holandez ka sqaruar se bëhet fjalë për një gabim të gardianit, i cili nuk ishte ndier mirë dhe ka konsumuar një ilaç (Lasimac) të cilin ia ka dhënë bashkëshortja.
Por, duke mos njohur përbërjen e ilaçit që përmbante një substancë të ndaluar, Onana e ka pësuar. Megjithatë, te Ajaks do të provojnë të kthejnë mbrapsht pezullimin apo ta shkurtojnë atë, teksa e kanë dërguar çështjen në CAS
