Gazetari i njohur, Arjan Çani, ka folur rreth vendimit të qeverisë për konfiskimet e ndërtimeve pa leje.
Çani u shpreh gjatë fjalës së tij se sipas burimeve që ka pranë kryeministrisë, Rama po luan me një kartë shumë interesante.
“Pyetja që shtrohet sot është: Pse tani Rama vendosi të bëjë këtë gjë? Një arsye, sipas burimeve pranë Kryeministrisë për këtë rikthim të ri politik, Rama po luan me një kartë shumë të interesante që thotë opozitë nuk ka, opozitën do ta bëj vetë.
Në mendjen e Ramës, ndoshta ai dhe këshilltarët e tij, ka menduar t’u imponojë njerëzve se opozitën e vërtetë do ta bëj unë dhe po godas atje ku s’ia pret mendja kujt. Po godas te ndërtuesit pranë pushtetit. Rama do të krijojë perceptiomin që tani nuk pyes, do godas dhe te njerëzit e mi”, tha Çani.