Një konflikt mes tre adoleshentëve ka përfunduar në përdorimin e thikave në qytetin e Kukësit, ku për pasojë është plagosur rëndë një 15-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në qendër të qytetit. Sipas policisë konflikti ka nisur fillimisht verbalisht për motive të dobëta, por më pas ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Blutë kanë shoqëruar autorin e dyshuar, bashkëmoshatar i të plagosurit, ndërkohë është shoqëruar edhe një 14-vjeçar i cili ishte bashkë me autorin në momentin e plagosjes.
Urgjenca e Kukësit, pasi i ka dhënë ndihmën e parë të miturit e ka nisur drejt spitalit të Prizrenit në Kosovë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë është sekuestruar edhe thika e përdorur në konflikt.