Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Konflikti banal që përfundoi me dy viktima. Vëllezërit Frroku qëlluan disa herë me armë, autorët ende në arrati

16:40 / August 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20240820 160220 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona u vranë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur, mbrëmjen e së hënës në Shëngjin. Ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës është qëlluar disa herë me armë zjarri ndërsa plumbat kanë prekur edhe Zyber Zagradin. Autorët e dyshuar janë Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hoteli aty pranë dhe ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor.

“Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”, tha drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

Dy autorët sapo kanë vënë re viktimën, janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë Ersild Ishmin 33 vjeç dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç duke u shkaktuar plagë të rënda. Plumbat kanë prekur edhe Zyber Zagradin, i cili shërben si kamarier në një tjetër hotel. Ata janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rendë, dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, kanë ndërruar jetë.

Xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy personat në Velipojë, në një deklaratë për media tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria që ka liruar një nga viktimat, pas konfliktit të ndodhur pak kohë më parë.

Zef Frroku, xhaxhai i autorëve: Para dy javësh, kanë ardhur dhe janë konfliktuar përpara hotelit të vëllait tim. Ka nxjerrë armën ai zotëria që e kemi parë në TV e ka marrë shteti dhe e ka dërguar në burg, e ka liruar për dy ditë. Mbrëmë kanë ardhur se për kë nuk e dimë, rrezik për ne ose për ata. Ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshuar, nuk ka bërë mirë as shtetit, as familjes së tij dhe as neve.

A do të dorëzohen dy vëllezërit?

Zef Frroku, xhaxhai i autorëve: Nuk e di se kur ndodhen, nuk kemi komunikim me ta. Këtij shteti është vështirë me iu dorëzuar kujt, se janë duke e bërë “rrush e kumbulla” këtë vend. Janë duke marrë në qafë njerëzit e ndershëm dhe duke favorizuar kriminelët. Kërkojmë drejtësi, Prokurorët e kanë lëshuar ditën e tretë, nuk merret vesh.

Eduard dhe Gëzim Frroku Ersild Ishmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.