Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konflikti me armë mbrëmë në mbledhjen e PD-së së Berishës, shkak debati për anëtarësimet

08:47 / November 29, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rica marku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmë kur e mbarë Shqipëria e jo vetëm festonte 110 vjetorin e pavarësisë, në Kurbin kërciti arma. Kjo në mbledhjen e PD-së së Berishës. Kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatët e Primareve me 4 dhjetor është bërë shkak i konfliktit i cili u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin.

Van Rica i cili mbështet kandidatin Edmond Shkoza, kërkoi anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo u kundërshtua nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistolete në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim 53-vjeçarin Rica i cili rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

kastriot marku Kurbin PD van rica
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.