Elona Guri, është personi që u konfliktua me një burrë mesditën e sotme në Durrës. Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Durrës, është konfliktuar fizikisht me një person me inicialet Ç.K..
Për momentin të dyja palët ndodhen në polici.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.