Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Sadushi pret delegacionin e Shoqatës Botërore të Juristëve

14:37 / February 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Whats App Image 2025 02 28 at 10 59 55 3 2a47b34a00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria do të jetë vendi pritës i Kongresit Botëror të Ligjit 2027, dhe përbën një moment historik për drejtësinë shqiptare. Gjykata e Lartë priti sot një delegacion të Shoqatës Botërore të Juristëve dhe Fondacionit Botëror të Ligjit, të kryesuar nga Presidenti i WJA, Javier Cremades García.

Ky takim shënon vizitën e parë zyrtare pas vendimit për të organizuar Kongresin Botëror të Ligjit në Shqipëri në vitin 2027. Delegacioni ndodhet në Tiranë për të nisur përgatitjet për këtë ngjarje madhore dhe për t’u takuar me aktorët kryesorë të drejtësisë shqiptare.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi vlerësoi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes juristëve dhe gjyqtarëve nga e gjithë bota. Ai theksoi përgjegjësinë e madhe që vjen me organizimin e një eventi të këtij niveli dhe angazhimin maksimal të Gjykatës së Lartë për të garantuar një organizim dinjitoz që do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kuadër u diskutua mbi hapat konkretë për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit 2027 në Tiranë dhe përgjegjësitë e Gjykatës së Lartë në këtë eveniment madhor. Po ashtu u fol për përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Santo Domingos, i cili do të mbahet në maj të vitit 2025. Gjykata e Lartë e Shqipërisë është anëtare e Shoqatës Botërore të Juristëve që nga viti 2014 dhe ka marrë pjesë aktivisht në samite dhe konferenca ndërkombëtare të organizuara prej saj.

Juristë Sokol Sadushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.