Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kongresi Botëror i së Drejtës vjen në Tiranë, Lamallari: Shqipëria partner i besueshëm në mbrojtjen e shtetit të së drejtës

15:25 / October 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1761052422 besfortlamallari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë në vitin 2027 do të mbahet në Shqipëri Kongresi Botëror i së Drejtës (World Law Congress Albania 2027). Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti në një takim drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit Botëror të Ligjit, Angela Montoya, fondacion i cili po organizon këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën juridike i mbështetur gjithashtu nga Kombet e Bashkuara.

Gjatë takimit pati diskutime për aspekte organizative të kongresit, i cili bashkon në një forum të vetëm krerë shtetesh, gjyqtarë të lartë, juristë, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare nga mbi 100 vende. Gjatë tre ditëve të Kongresit në Tiranë do të jenë rreth 5 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota. Në takim u dakordësua që kongresi të zhvillohet në muajin prill 2027.

Ministri Lamallari tha mes të tjerash në takim se ky event shënon një mundësi të jashtëzakonshme për të paraqitur në nivel global përparimin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe institucioneve të drejtësisë teksa vendi ynë po negocion me Brukselin anëtarësimin në BE.

“Kongresi e pozicion Shqipërinë si qendër globale të dialogut juridik e demokratik dhe e promovon si një partner i besueshëm në mbrojtjen e shtetit të së drejtës. Kjo është një mundësi unike edhe për të treguar vendosmërinë tonë për konsolidimin e reformës në drejtësi, për sundimin e ligjit dhe forcimin e sistemit gjyqësor”, deklaroi ministri Lamallari.

Kongresi kulmon me ceremoninë e Çmimit Botëror të Paqes dhe Lirisë (World Peace & Liberty Award), i njohur gjerësisht si “Nobeli i së Drejtës”, i dhënë më parë personaliteteve si Winston Churchill, Nelson Mandela, Ruth Bader Ginsburg, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Përgjatë ditëve të Kongresit do të jenë rreth 40 panele të ndryshme diskutimi me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Mes personaliteteve të larta që pritet të vijnë në këtë Kongres, paraprakisht ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe Mbreti Felipe VI i Spanjës.

Shqipëria është plotësisht e angazhuar për të marrë të gjitha masat e nevojshme që Kongresi Botëror i së Drejtës 2027 të organizohet me standarde të larta ndërkombëtare, duke e kthyer këtë event në një moment historik për shtetin shqiptar dhe për promovimin e tij si shembull i respektimit të shtetit të së drejtës në rajon dhe më gjerë.

Besfort Lamallari Kongresi Botëror i së Drejtës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.