Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe politikanë nga maxhoranca dhe opozita gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Turner është përfaqësues i Distriktit të 10-të të Ohajos, shërben si Zëvendës Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe si Republikani drejtues në Komitetin e Përhershëm të Përzgjedhur të Senatit për Shërbimet e Inteligjencës.
Gjatë vizitës së tij, Turner u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
“Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner, përfaqësues i Distriktit të 10-të të Ohajos, vizitoi dje Shqipërinë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe mori pjesë në një darkë me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Arben Kingji, Mimi Kodhelin (deputete) dhe Jorida Tabakun (deputete). Anëtari i Kongresit Turner shërben si Zëvendës Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe si Republikani drejtues në Komitetin e Përhershëm të Përzgjedhur të Senatit për Shërbimet e Inteligjencës”, bëm me dije Ambasada e SHBA në Tiranë.