Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Konjufca drejt dështimit/ Po skadon afati, pasuesi i Kurtit nuk i ka votat për të krijuar qeverinë

14:39 / November 15, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3848
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër ditë para se të përfundojë afati kushtetues për formimin të qeverisë së re nga Glauk Konjufca, mediat në Prishtinë thonë se i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk e ka siguruar shumicën e nevojshme në parlament.

Nga PDK, LDK dhe AAK nuk ka sinjale se mund ta votojnë Konjufcën për kryetar të ekzekutivit të ri.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj thotë: “S’ka votë për Lëvizjen Vetëvendosje. LDK ka paraqitur një zgjidhje të ngërçit politik që u refuzua që në prill të këtij viti. Tani ne jemi të bindur dhe besojmë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja…. Ne presim që kjo punë të shkojë deri në ditën e fundit të afatit, të thirret seanca për krijimin e qeverisë dhe të ketë një show politik. Për ne s’ka votë pasi s’ka të vijë ajo votë pas deklaratave të të gjithë partive politike”.

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, i tha KosovaPress, se eksponentë të ndryshëm të LVV-së kanë tentuar të kërkojnë votë për Konjufcën, por partia e tij nuk ndryshon qëndrim: “Nuk do të ketë votë për Glauk Konjufcën. Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për të ndërtuar qeveri sepse që nga seanca e parë kur ishte për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe deri në ditën e sotme, LVV dhe Kurti nuk kanë qenë të interesuar për të ndërtuar institucionet… Kanë provuar individë të caktuar me lobu dhe me lyp votë për Glauk Konjufcën, por sidoqoftë AAK-ja nuk ka votë për Glauk Konjufcën. E vetmja zgjidhje për të dalë nga ky ngërç do të ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presim nga presidentja t’i shpallë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Këto deklarata të partive opozitare, e shtyjnë analistin politik, Albinot Maloku, të shprehet skeptik se Konjufca do t’i sigurojë votat për ta formuar qeverinë e re: “Nuk ka asnjë indikacion që na lë me besu se mund të ketë një votim për këtë qeveri, qofte për arsye të ndryshme. Nuk kemi të bëjmë me një qeveri teknike pasi prapë është një qeveri politike. Qeveria teknike ka një përmbajtje dhe kuptim tjetër. Nuk e shoh që ky proces zgjedhor i nivelit lokal mund t’i japë ndonjë efekt real të mundësisë së ecjes përpara të sukseseve që mund t’i pretendojë zotëri Konjufca si i mandatuar për kryeministër”.

Nëntë muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk i ka krijuar institucionet e reja, çka po rrezikon edhe buxhetin e vitit 2026.

Albin Kurti Dështimi Glauk Konjfca numrat Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.