Kampionati (Serie A) është para nesh, në më pak se një muaj do të debutojë Lazio e re e Maurizio Sarrit, të shtunën e 21 gushtit kundër Empolit. Trajneri toskan do të duhet të vendosë se kush do të jetë titullari në hierarki për rolin e portierit.
Sarri ende nuk ua ka komunikuar atë dy “mbrojtësve ekstremë”. Javët e ardhshme do të shërbejnë për të përvijuar idenë e startuesit mes shtyllave. Sezonin e kaluar, fanella startuese iu dha Thomas Strakosha, me Pepe Reina që më pas e fitoi atë status gjatë muajve.
Spanjolli duket se ka avantazhin, por shqiptari po përpiqet të “minojë” ish-portierin e Napolit. Në përgatitjet e Auronzo di Cadore, shqiptari ishte gjithmonë gati. Dueli për “pronësinë” e portës bardhekaltër do të vazhdojë në përgatitoren gjermane të Marienfeld.
Gjatë grumbullimit të Auronzo, të dy portierët bënë të ditur se po e përjetojnë konkurrencën me qetësi dhe pozitivitet. Strakosha nuk ka rinovuar ende dhe sezoni i kaluar u duk me ritmin e lamtumirës. Palët duket se janë afruar tashmë në negociata, por kontrata e Thomas skadon në qershor 2022 dhe klubi nuk mund ta përballojë ta humbasë atë me parametra zero.
Negociatat do të vazhdojnë edhe me Reina, i cili me përvojën e tij është garanci për Sarrin. Dy portierët do të rivalizojnë për vendin e titullarit deri në ditën e fundit të përgatitjeve parasezonale. Reina duket në “pole position”, por Strakosha është një “kërcënim” serioz për spanjollin.