Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Konkurrentja e “Përputhen” ikën e nevrikosur nga takimi: S’ke këllqe të më mbash, dua Rolex dhe Cartier

19:11 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hq720
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këtë episod të pestë të Për’puthen, Gabriela në takimin me Herrisonin e refuzoi atë me idenë se ai nuk i jep aspak adrenalinë. Herrisoni e pranoi që është tip i rezervuar, por argumentoi se edhe ai ka vlera dhe se nuk janë njohur mirë akoma që Gabriela të arrijë në të tilla konkluzione. Megjithatë, konkurrentja e Për’puthen i ka dhënë “X”, duke bërë që ai të largohet i irrituar nga studio.

Gabriela: Tipat si ky nuk më tërheqin. Dua më adrenalinë dhe ti këtë gjë nuk po ma jep. Je shumë i rezervuar.

Herrisoni: Po, unë jam i rezervuar.

Gabriela: Për çfarë erdhe në Për’puthen atëhere?

Herrisoni: Erdha të gjej një njeri që të më përshtatet, që të kalojë jetën.

Gabriela: Ty akoma nuk të është shëruar zemra nga lidhja e mëparshme.

Herrisoni: Mua zemra më është shëruar sepse ka kaluar gati një vit e ca. Të siguroj se tani nuk mendoj më për atë, tani mendjen e kam për ty.

Gabriela: Mendjen e ke tek unë? Si kështu?

Herrisoni: Jam 100% me ty.

Gabriela: Po unë të refuzoj.

Herrisoni: Po mirë, unë të thash që ky tip jam por ndoshta nuk jemi njohur aq sa duhet.

Gabriela: Jo flamur të kuq, jo karton të kuq që more tani ti por një “X”.

Herrisoni: Po dakord mo, me karton të kuq e të zi… kalofsh mirë.

Gabriela: Kështu thoni ju… është si puna e dhelprës që kur se kapi dot rrushin tha që është i papjekur.

Herrisoni: Po po, dakord. Mirupafshim, shifna. Gjithë të mirat.

Gabriela: Amin, gjithashtu edhe ti.

Debatet kanë vazhduar edhe në studio, teksa gjatë komentimit të takimit Gabriela e pranoi se lulja e jetës që i dhuroi Herrisoni nuk i pëlqeu fare. Si materialiste që është ajo do të kishte preferuar më shumë ndonjë buqetë me lule, orë Rolex ose bizhu Cartier.

Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga konkurrentët djem, të cilët mesa duket po mbajnë shënime.

Përputhen rolex
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.