Një tjetër garë për një tjetër zhvillim në kryeqytet, kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama garën e celur për ndërtimin e stadiumin Selman Stermasi. I pranishëm në fazën finale të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste do të prezantojnë konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, Rama njoftoi ndër të tjera projektet e reja sportive.
“Një tjetër garë për një tjetër zhvillim në kryeqytet. Të gjithë janë të ftuar të shohin të treja këto mundësi zhvillimi. Nuk janë stadiume por qendra të reja urbane në Durrës Vlorë dhe korcë tani i vjen radha stadiumi Selman Stermasi edhe ky është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane, që jam i bindur do jemi në kushtet do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje të mirë. Dua të përmend këtu edhe disa procese të tjera ndërtimi i qendrës së re administrative pranë Selman Stërmasi, që do akomodojë 14 institucione.
Godinës së re të Kadastrës, Jemi në diskutime për akademinë e NBA në Durrës. Në fund, së shpejti IC do të shpallë edhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh në kryeqytet dhe bregdet. Një sistem I ri ku do përfshijmë gjithë arkitektët ndërkombëtarë, me të cilët do të organizojmë edhe festivalin e arktitekturës në tiranë në fillim qershor.
Duke u kthyer te parkimi, i përgjigjemi një sfide të madhe të këtij zhvillimi, qarkullimi po jep shenja vështirësie të dukshme. I kënaqur që në Tiranë organizojmë të tilla aktivitete që celebrojnë krijimtarinë, zhvillimin dhe janë në sytë e publikut.” -u shpreh Rama.
Skuadrat konkurruese për stadiumin “Selman Stermasi”:
OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment
Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k ”
“Far Frohn & Rojas + sbp-schlaich-bergermann-partner + TOPOTEK I + Transsolar
Klimaengineering + Adrian Paci + Progeen sh.p.k”
“Foster & Partners + Artech Studio sh.p.k + Artech Group + Bolv Oil”
“ZAHA HADID Architects + AGIKONS sh.p.k”
“Office KGDVS + l’AUC + Baukuh + ARQUITECTURA-G + Yellow Office + Ne Arkitektët + Matilde
Cassani + Bollinger & Grohmann + ALES Construction”