Në Bashkinë e Klosit të rrethit Mat u krye konstituimi i Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Nga 21 këshilltarë u betuan 20 prej tyre pasi njëri u gjet në shkelje të ligjit, kishte konflikt interesi, ishte në marrëdhënie pune në këtë bashki. Mbledhjen e parë e hapi keshilltari më i vjetër Kasem Muça, ndërkohë të pranishmit i përshëndeti Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu. Për kryetare e këshillit bashkiak konkurroi mjekja Valbona Kola e cila fitoi 20 vota, pra 100 % e këshilltarëve që morën pjesë në votim.
Më tej mbledhja vijoi me betimin e kryetarit të ri të Bashkisë Klos Ilmi Hoxha dhe zgjedhjen e këshilltarëve të Qarkut Dibër. /tirananews.al/