Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konstituohet sot Komisioni hetimor për sistemin TIMS, mblidhet dhe komisioni për koncesionet në Shëndetësi

09:42 / April 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 66058d2133ac8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS do të konstituohet ditën e sotme (2 prill) në orën 15:00. Ky komision do drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, ndërsa nënkryetar është Toni Gogu nga PS. Në mbledhjen e parë do të deklarohet qëllimi i ngritjes së komisionit dhe do të miratohet një plan i qartë pune. Palët do të dakordësohen nëse mbledhja do të jetë e hapur apo jo për publikun.

Komisioni hetimor, lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi, pritet të mblidhet në orën 10:00 në kryesinë  e Kuvendit, në sallën “Pjetër Arbnori”. Në këtë mbledhje, pritet të miratohet procesverbali i datës 25 mars 2024, miratimi i ekspertëve të komisionit, i kërkesave për informacion si dhe caktimi i mbledhjes pasardhëse.

Gjithashtu, në orën 15:00 do të mbahet mbledhja e parë e komisionit hetimor për TIMS-in, që do të drejtohet nga ligjvënësi demokrat Ervin Salianji, e nënkryetar deputeti socialist Toni Gogu. Ndërkohë, e ngarkuar duket kjo e martë edhe për komisionet e tjera, siç është ai i Ligjeve që mblidhet në orën 11:00, ku pritet të diskutohet projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, nismë e deputetit Laert Duraj, Prezantim i projektligjit  “Për menaxhimin e sistemit buxhetor depozitar nga ligjvënësi demokrat Bujar Leskaj, prezantim i projektligjit  “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, serish depozituar nga Bujar Leskaj, prezantim i projektligjit “Për Referendumet” Depozituar nga deputeti Dashamir Shehi si dhe votimi nen për nen i projektligjit “Për arkivat”.

Ndërkaq, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese do të shqyrtohet “Raporti vjetor 2023” i Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë si dhe do të shqyrtohet nen për nen projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, teksa komisioni për Sigurinë Kombëtare do të vijoje shqyrtimin për disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për shtetësinë”.

Zelanda e Re
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.