Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Konsumi pasiv i alkoolit, a ndikon te mëlçia?

23:59 / December 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vere
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë dihet se konsumi i tepërt i alkoolit nuk është një zgjedhje e duhur për shëndetin. Për të pasur një shëndet të mirë, këshillohet të bëni çmos për të kufizuar gotat e alkoolit që shijoni gjatë një darke apo një rasti festiv. Edhe pse kjo nuk është një gjë e keqe, një studim i ri ka zbuluar se si një sasi e moderuar e alkoolit mund të ndikojë në shëndetin e mëlçisë.

Si ndikon alkooli në shëndetin e mëlçisë?

Në studimin e kryer nga Universiteti i Mjekësisë në Boston “Chobanian & Avedisian School of Medicine”, pjesmarrësit që ishin edhe konsumues të alkoolit, iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me zakonet e tyre e të pirit, ndërkohë që testoheshin për të përcaktuar gjendjen e mëlçisë së tyre.

Testimi me mënyrat bashkëkohore, tregoi se zakonet që lidheshin me konsumin e alkoolit, duke përfshirë edhe përdorimin e moderuar të alkoolit ishin të lidhura me disa sëmundje të mëlçisë.

“Rezultatet tona përforcojnë rëndësinë e inkurajimit të të gjithë pacientëve që të reduktojnë konsumin e alkoolit sa më shumë që të jetë e mundur”, shpjegoi një nga studiuesit.

Gjithashtu hulumtuesit këshillojnë që konsumi i alkoolit të mos i kalojë një pije në ditë, ose më pak, për gratë dhe dy ose më pak për burrat. Megjithatë, ekspertët këshillojnë se për të mbajtur mëlçinë tuaj të shëndetshme dhe në gjendjen e duhur të punës, shmangia e alkoolit është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.

Sipas tyre asnjë sasi alkooli nuk mund të jetë plotësisht e sigurt!

Kur bëhet fjalë se cila është arsyeja se pse konsumi i sasive të moderuara të alkoolit mund të çojë në probleme shëndetësore që mund të ndikojnë në mëlçinë tuaj së bashku me probleme të tjera të mundshme shëndetësore, ekspertët shpjegojnë se edhe në këtë rast “mëlçisë i duhet të përpunojë alkoolin”.

Alkooli përmban shumë kalori, e kjo në varësi të llojit dhe sasisë që konsumoni. Një nga sëmundjet e mëlçisë si mëlçia e dhjamosur, lidhet me sasitë e shumta të kalorive që konsumoni, plus edhe me punën e madhe që i duhet asaj për të përpunuar alkoolin.

alkoolit konsumi pasiv
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.