Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj ka reaguar lidhur me skandalin me kryebashkiakun e Bulqizës, i cili është filmuar teksa konsumote kokainë në banakun e një lokali.
Felaj tha se nëse dikush thyen etiken në punë nuk meriton të ushtrojë asnjë funksion. Sipas saj kjo është e papranueshme dhe Lefter Allën e rrënoi reagimi shoqëror.
“Më vjen mirë që ka reagim shoqëror. Fakti që ka reagim do të thotë që sjellje të tilla janë të papranueshme për shoqërinë, kushdo që ta kryejë dhe kjo është më e rëndësishme se ajo që mund të pranojë ligji.
Reagimi shoqëror të rrënon dhe ai është shumë herë më i shpejtë se ajo çfarë mund të sjellë ligji.
Ligji nuk mund të shkojë deri në detaje dhe të përcaktojë çdo lloj situate. Nëse dikush thyen rregullat e punës që lidhen me etikën e punës sigurisht që nuk meriton t’a ushtrojë më këtë funksion”, tha kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj.