Astrit Avdyli ra sot në pranga nga forcat speciale të RENEA-s. Veç mbiemrit Avdyli, ai njihej edhe me mbiemrat Balliu dhe Sulejmani. 50-vjeçari i ashtuquajtur me nofkën “Niçja”, konsiderohet si drejtues i një grupi kriminal në zonën e Shijakut.
Avdylaj ka dyshime se është i përfshirë në sigurimin e kushteve për vrasjen e Durim Bamit. Komunikimet në aplikacionin “Sky” treguan se si Astrit Avdyli mbante komunikime me ish-deputetin Arben Ndoka dhe ofrohet ta ndihmojë atë në planin për ekzekutimin e Durim Bamit.
Lexo edhe :
Related Posts
Avdylaj i dërgoi nipin e tij, Arben Mërkurin, Arben Ndokës për të realizuar qëllimin. Astrit Avdylaj gjithashtu akuzohet se ka organizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, futjen në Shqipëri në mënyrë ilegale të nipit të tij nga Mali i Zi në mënyrë që të realizonte vrasjen dhe të kishte më pas alibi.
Zhdukja e Ervis Martinaj, riktheu në media dhe përballë autoriteteve emrin e Astrit Avdylajt. Ky i fundit u lakua si kontakti i fundit i Martinajt, para se të zhdukej pa gjurmë më 9 gusht të vitit 2022. Astrit Avdylaj u mor dhe në pyetje nga prokuroria e Kurbinit si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por ka mohuar që të ketë dijeni për fatin e Martinajt apo të ketë pasur kontakte me të.