Antonio Konte ka dalë në konferencë për shtyp, në kuadër të ndeshjes së nesërme ndaj Leçes. Përveç situatës rreth prag sfidës, tekniku preku edhe lëvizjet në merkato. Italiani e konsideron një lojtar të vlefshëm në disa pozicione blerjen e re, Eshli Jang dhe deklaron se do të jetë gati për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Kaljarit.
Tekniku flet edhe në lidhje me shkëmbimin e dështuar Politano-Spinacola, ku thotë se do të mundohen të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e lojtarit të tyre. NDESHJA E NESËRME- “Nuk do ta konsiderojmë kurrë si një ndeshje, që mund ta kalojmë pa vështirësi. Leçe është një kundërshtar serioz dhe kanë objektivin e tyre për të mbijetuar”.
ESHLI JANG- “Nuk mund të mendosh se një lojtar, që ka firmosur vetëm dje të luajë nesër. Ai do të vazhdojë të stërvitet dhe them se javën e ardhshme do të jetë i gatshëm për Kaljarin. Jang do të na shërbejë shumë. Te Junajtid i ka mbuluar të dy krahët e mbrojtjes. Kishim nevojë për një lojtar, që mund të na ofrojë disa zgjidhje. Ka shumë eksperiencë dhe do të na ndihmojë shumë”.
SHKËMBIMI MES POLITANO DHE SPINAXOLAS- “Unë bëra një zgjedhje teknike, vlerësimet e mëtejshme do të bëhen nga të tjerët. Ne do e menaxhojmë situatën e Politanos, i cili zgjodhi të shkonte në Romë dhe dëshironte të qëndronte. Do mundohemi të gjejmë një zgjidhje sa më të përshtatshme për të”.