Goditet në Tiranë një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi iu gjetën në banesë, 88 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar.
Ndërkaq, është proceduar penalisht një 70-vjeçar, i cili kishte blerë disa steka cigaresh, pa faturën përkatëse, tek 48-vjeçari.