Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kontrata lobimit nga PD, reagon Rama: 6 milionë € për të hequr non gratën janë shumë

19:03 / April 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.

Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Vlorë Rama tha se shpenzimi i 6 milionë eurove është tepër i madh dhe e krahasoi këtë me një rast të mëparshëm, ku sipas tij për 500 mijë euro, ish-lideri i PD-së, Lulzim Basha u vu në qendër të akuzave. Kryeministri theksoi se tani po jepen 6 milionë euro vetëm për të hequr damkën e një personi të cilit i është ndaluar hyrja në disa shtete perëndimore.

“Nuk është aspak e ekzagjeruar të flasësh për katastrofën që goditi Vlorën atë vit dhe që ende ka pasoja të thella. E njëjta dorë që shkaktoi atë plagë, është ajo që sot kërkon votën e shqiptarëve për interesat e tij personale.

Dhe, besoj se ju, ata që jeni këtu dhe ata që po e ndiqni këtë përballje, ndoshta jeni të habitur nga fakti që janë paguar plot 6 milionë euro. Po, ka një kontratë prej 6 milionë eurosh, thonë disa patriotë. Por kujtojmë se herën e kaluar, për 500 mijë euro, Luli u bë shënjestër e talljes. Tani, janë 6 milionë që kërkohen vetëm për të hequr damkën e një personi non grata.

Mund të themi pa hezitim se janë shumë para, për të mos pyetur: Ku u gjetën këto para? Si mundet që, vetëm për të shpëtuar nderin e një individi, të paguhen më shumë para sesa shteti shqiptar i jep të gjitha partive politike së bashku?

Është një paradoks i çuditshëm kur mendon se pak kohë më parë u tha se do të vinte Trump, dhe për këtë arsye duhet të largoheshin të gjithë ata që janë non grata. Tani, po bëhen përpjekje që të shpenzohen 6 milionë euro për të mundësuar largimin e një individi nga lista e non grata. Por, qoftë ai të rrijë, qoftë të largohet, kjo nuk është çështja thelbësore për shqiptarët. Ata janë në një moment historik dhe duhet të marrin një vendim të rëndësishëm dhe të drejtë për të ardhmen e vendit të tyre”, tha Rama.

Berisha Edi Rama kontrata Lobimi non grata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.