Rei Manajn e ndajnë vetëm disa orë nga zyratrizimi i aventurës së radhës! Sulmuesi i Kombëtares, sipas “Sky Sport”, ditën e nesërme pritet të firmosë me Uatfordin në ligën e dytë angleze, një kontratë 3-vjeçare.
25-vjeçari prej 2 ditësh ndodhet në Angli, ndërkohë që nesër pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën.
Manaj është gati kështu të startojë një kapitull të ri në karrierën e tij ku do të tentojë të rikrijojë paraqitjet pozitive që shfaqi në sezonin e shkuar me Spezian.
